Mbyllet seanca në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Gjykata është tërhequr për vendim ku sipas ligjit, duhet të ndërmerret brenda 30 ditësh.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive Jordan Daci, institucion i cili ka depozituar padinë për pavlefshmërinë e zgjedhje, ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të mos marrë për bazë opinionin e Komisionit të Venecias, pasi sipas tij ky opinion nuk është detyrues.

Pas përfundimit të seancës, Daci është shprehur se mendon që Kushtetuesja do të vendos pro Shoqatës së Bashkive dhe nuk do të mbështete tek Komisioni i Venecias që sugjeroi që kjo gjykatë nuk ka kompetenca për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nga ana tjetër edhe kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se kërkesa e vetme që kanë është që qytetarët të mund të kenë zgjedhje të rregullta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re