Ka përfunduar takimi në Pallatin e Kongreserve për Reformën Zgjedhore ndërsa mësohet se nuk është arritur marrëveshje mes palëve pavarësisht insistimit të ambasadës amerikanë e cila përmes një negociatori të saj prej më shumë se dy orësh kërkoi arritjen e një konsensusui politik.
Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi tha pas takimit se se opozita nuk është e gatshme për të arritur konsensus për miratimin e reformës, ndërkohë që opozita sipas tij nuk heq dorë nga garantimi i votës se zgjedhësve. Ai theksoi se opozita është e gatshme që të vijojë të diskutojë në vijim për të arritur konsensus.
“Opozita bëri propozimet e saj për çështjet kryesore, ofroi konsesnus PS nuk ishte gati për të arritur konsesnus për çështje të rëndësishme. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptar dhe për një proces zgjedhor që krijon garanci. Ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën për të gjetur këtë konsensus dhe presim që PS të tregojë gatishmëri për konsensus”, tha Bylykbashi.
“Nëse identifikimi biometrik nuk kryhet, pa një garanci të tillë nuk mund të ecet me elemente të tjera. PS kërkon 100% të administrimit të komisioneve. PS kërkon të zhdukë çdo garanci të kontrollit efektiv të zgjedhjeve. Ne nuk lëshojmë nga garancitë bazike”, tha Petrit Vasili.
