Studentët e mjekësisë dhanë një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit të tyre me presidentin Bajram Begaj këtë të martë.
Një nga studentet që mbajti fjalën tregoi se ishte bërë një tryezë diskutimi mes tyre, presidentit dhe këshilltarëve ku u dëgjuan të gjitha shqetësimet.
Ata u shprehën se presidenti i dëgjoi me vëmendje, ndryshe nga çfarë kanë bërë institucionet e tjera pararendëse dhe se takimet ku ata do të japin sugjerimet e tyre për politika përfshirëse dhe jo detyruese, do të vazhdojnë edhe në instanca të tjera.
BURIMI: euronews.al