Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ish-Presidentin amerikan, Bill Clinton në “Vila 30”.

Pas daljes rezidenca qeveritare pranë Kuvendit, Bill Clinton ka buzëqeshur para kamerave dhe ka përshëndetur gazetarët me dorë.

Kjo është dita e dytë e Clinton në vendin tonë. Ish-presidenti amerikan mbërriti pasditen e djeshme në 3 korrik, ku u prit me një pritje solemne prej aeroportit “Nënë Tereza” dhe më pas në një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u prit nga qytetarë të shumtë.

Presidenti i 42-të i SHBA-ve u vlerësua dje me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re