Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama e Presidentin Ilir Meta, takim që zgjati rreth 90 minuta në Presidencë.
 
Takimi mes dy krerëve është zhvilluar me kërkesë të kryeministrit Rama, pas mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
 
Ndërkohë nuk dihet asnjë detaj në lidhje me diskutimin që mund të jetë bërë mes tyre në këtë takim dhe si do të zgjidhet ngërçi për t’i dhënë vendit një ministër të ri të Brendshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re