Kjo e mërkurë shënoi ditën e fundit të mësimit për këtë vit shkollor. Nxënësit kanë dorëzuar librat dhe janë gati të nisin pushimet, ndërsa mësuesit do të vijojnë punën. Ata shprehen se ky vit ka qenë i qetë, por është karakterizuar me disa risi, sikurse përfshirja e lëndës së kodimit në klasat e para.

 

ANILA BARXHO

 

DREJTORESHE, SHKOLLA “AT ZEF PLLUMI”

 

“Është provuar në 100 shkolla krijimi i kabineteve të informatikës për lëndën e TIK në klasë të parë. Ishte një projekt me shumë interes,  u përqaua nga nxënësit, u pëlqye nga prindërit, u testua nga mësuesit dhe vërtet që ishte një risi e bukur në drejtim të krijimit të elementëve të kodimit që në moshë të re. Duke shfrytëzuar faktin që fëmijët e pëlqejnë teknologjinë dhe ta kthejnë atë në të mirë të mësimit.”

 

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë prindërit do të munden që të përditësohen online me të gjitha rezultatet përfundimtare të fëmijëve të tyre dhe dëftesa do të printohet po njësoj.

 

“Tre mujorin e dytë të gjithë prindërit kanë patur mundësinë që t’i marrin vlerësimet e femijëve duke e gjeneruar dëftesën nga sistemi dhe po kështu do jetë edhe tremujori i tretë apo mbyllja e vitit shkollor. Me këtë ritëm që po ecim, sepse pothuajse të gjithë mësuesit i kanë përfunduar hedhjet e rezultateve, pra dëftesat do të merren nga SMIP.”

 

Nxënësit shprehen të lehtësuar për mbylljen e këtij viti shkollor, por përveç pushimeve kanë menduar edhe për librat që do të lexojnë.

 

NXENES, SHKOLLA “AT ZEF PLLUMI”

 

NXENESE, SHKOLLA “AT ZEF PLLUMI”

 

Unë do kaloj pushimet me të afërmit e mi dhe do lexoj libra.

 

“Hajdutja e librave” që na ka dhënë mësuesja e gjuhës, dhe shumë libra të tjerë që nuk i kam vendosur akoma.

 

Edhe ministrja e arsimit dhe sportit, Evis Kushi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka inkurajuar leximin e sa më shumë librave, krahas udhëtimeve, lojërave dhe aktiviteteve sportive. Nxënësit e arsimit parauniversitar do të rikthehen në bankat e shkollës më datë 11 shtator.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re