Ka përfunduar pak minuta më parë takimi mes kreut të Kuvendit Geramoz Ruçi dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim në selinë e Kuvendit ndërkohë që palët akoma nuk kanë dhënë asnujë prononcim në lidhje me temat që janë diskutuar.

Ishte planifikuar një takim mes Ruçit dhe Kim ndërsa burime bëjnë me dije se ka marrë pjesë edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja.

Ruçi është larguar përkohësisht nga seanca plenare, për të pritur ambasadoren në zyrën e tij në Kryesi. Kim në të gjitha këto ditët e fundit ka zhvilluar takime me krerët e politikës shqiptare, dhe është fokusuar kryesisht te përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe të asaj në Drejtësi.

Mesazhet e saj në mbrojtje të Reformës në Drejtësi, që është dhe investim amerikan kanë qenë të prera dhe të qarta, që ajo nuk duhet të cénohet nga marrëveshje të fshehta të politikës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re