Procesi i votimit të PD për përzgjedhjen e kandidatëve ka përfunduar në Vau të Dejës, Malësi të Madhe dhe Pukë. Në Vau të Dejës është skualifikuar Marin Tukaj, kryetari aktual i Forumit Rinor të PD, ndërsa në Pukë u skualifikua ish kryetari i PD, Prel Gjoni.

Në Malësi të Madhe janë konfirmuar të 5 kandidatët, ndërsa nuk ka përfunduar ende numërimi i Shkodrës, ku kandidojnë 23 emra.

Lista e kandidatëve fitues:

Dega Vau i Dejës/ GJOK ULDEDAJ, PJETER LLESHI, ZEF HILA

Dega Malësi e Madhe/ ALDO GEGA, AUREL MARKAJ, ERMIRA COBAJ, FATBARDH ZEKAJ, RAMADAN LIKA

Dega Pukë/ ANTONETA ZAJA, GEZIM VATA, HIL KOLA, LODOVIK HASANI, NDOC FASLIA, RROK DODA

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re