Arben Kraja është zgjedhur kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) me gjashtë vota të anëtarëve të KLP-së.

Pas skulaifikimit të Altin Dumanit me vetëm katër vota është votuar edhe për Krajën që mori gjashtë vota ndërsa kandidati tjetër Edvin Kondili nuk ka arritur të kalojë pragun e votave që ishte vendosur për gjashtë të tilla nga 11 të mundshme.

Kondili mori vetëm dy vota ndërsa pas votimit, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se në vijim është në dorën e anëtarëve të zgjedhur të SPAK dhe kryetarit të saj të merret me çshtjet më të ‘nxehta’ të hetimit në vend dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re