Muamed Sejdini do të jetë president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe për katër vitet e ardhshme. Në asamblenë zgjedhore, të zhvilluar sot në Shkup, Sejdini me 52 vota pro dhe asnjë kundër, rifitoi besimin e delegatëve për të udhëhequr për një mandatë të plotë me FFM-në.

Në këto zgjedhje, presidenti Sejdini nuk kishte asnjë rival për këtë post. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në marsin e vitit 2019-të, duke zëvendësuar në këtë detyrë Ilço Gjorgjioskin e larguar, raportojnë mediat maqedone.

Muamed Sejdini vlerësohet si presidenti më i suksesshëm në histori të këtij institucioni. Nën udhëheqjen e tij, përfaqësuesja e Maqedonisë arriti kualifikimin e parë dhe historik për në finalet e Euro 2020, ku përveç kësaj, ka realizuar një sërë projektesh infrastrukturore në të gjithë stadiumet e Maqedonisë së Veriut.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re