Kryeministri, Edi Rama ka falenderuar zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile që mbyllën këtë të mërkurë misionin e tyre në shtetin grek. Rama shkruan se ato u angazhuan në dhënien e ndihmës në vendin fqinj dhe kthehen krenarë në atdhe për punën e bërë.

 

“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive.

 

Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë’, tha ai.

 

Forcat e Armatosura të Shqipërisë si dhe shërbimet zjarrfikëse Korçë dhe Maliq pas 15 ditëve kanë përfunduar misionin e tyre në operacionin e madh të shuarjes se zjarreve në Greqi.  Gjatë 15 ditëve zjarrfikësit dhe 10 mjete kanë marrë pjesë në operacione të shumta, në shumë raste tejet të vështira për shuarjen e vatrave të zjarreve në zonën e Alexandroupolit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re