Skip to content

Përgatitet një amnisti penale/ Manja: Shpërblim për 54 ish të përndjekur politikë

WhatsApp Image 2022 10 26 at 2.05.47 PM

 Qeveria është ende në diskutime nëse në fund të vitit do të ketë një amnisti penale. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi se ende nuk ka një vendim për të.

 

 

Në mbyllje të mbledhjes së qeverisë kreu i drejtësisë bëri me dije se është miratuar dëmshpërblimi financiar për 54 ish-të përndjekur të regjimit diktatorial komunist.

 

 

Po aq qeveria vendosi që për nënat e papuna me tre fëmijë deri në 5 vjeç dhe që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë, kontributet shëndetësore dhe shoqërore do të paguhen nga shteti. Mbështetja financiare do të jetë për 5 vite dhe do të nis zbatimi nga viti i ardhshëm.