Provimet e Maturës Shtetërore do t’i rikthehen skemës së përdorur para dy viteve përsa i përket strukturës. Niveli i vështirësisë do të jetë mesatar, ndërsa pragu i kalueshmërisë do të jetë 25% i pikëve totale.

 

REZANA VRAPI

DREJTUESE E QENDRES SE SHERBIMEVE ARSIMORE

Do të jetë një test i natyrës së përzier, ku do të jenë rreth 20 pyetje me alternativa dhe pjesa tjetër do të jenë pyetje me zhvillim. Në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe për lëndët e huaja, pastaj është edhe pyetja ese qe ka edhe numrin më të madh të pikëve. 40 për qind e testit do të jetë në nivelin e parë, po aq ka edhe niveli i dytë, ndërsa niveli i tretë ka 20 për qind.

 

Hartuesit e testeve do të marrin në konsideratë edhe faktin që një pjesë e mësimeve gjatë  këtij viti janë kryer online dhe për këtë arsye fokusi do të jetë te konceptet më thelbësore.

 

“Fokusi i pyetjeve, fokusi asaj që do të mbulojnë pyetjet, do të jenë më tepër koncepte të përgjithshme, të cilat janë bërë shumë më tepër, sigurisht në vitin e parë, por që janë një lloj rimarrje në një nivel pak më të lartë edhe nga 9-vjeçarja.”

 

Vlerësimi elektronik do të aplikohet edhe këtë vit te pyetjet me alternativa.

 

“Sigurisht pyetjet me alternativa do të vazhdojnë të korigjohen në mënyrë digjitale në zyrat tona. Eshtë e gjithë teknologjia e mundur që ato mos të korrigjohen në mënyrë manuale, por për pyetjet e hapura do të korrigjohen manualisht nga korrigjues tashmë të certifikuar.”

 

Qendra e Shërbimeve Arsimore njofton se maturantët mund të plotësojnë formularin A1/A1Z deri në fund të kësaj jave. Provimi i parë shtetëror do të jetë ai i Gjuhës së Huaj më datën 3 qershor, ndërsa Gjuha Shqipe, Matematika dhe lënda me zgjedhje do të zhvillohen përkatësisht në datat 7, 11 dhe 15 qershor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re