Edhe pse kanë nisur pushimet e dimrit, në shkollën Ibrahim Kodra në Durrës disa nxënës vijojnë të zhvillojnë mësim. Ata po përgatiten me kurse të avancuara në lëndën e matematikës.

 

 

Ledio Deda, ish-nxënës ekselent i kësaj shkolle, tashmë student i matematikës në universitetin e Shën Peterburgut në Rusi, është rikthyer dhe po i ndihmon këta të rinj që të rrisin aftësitë e tyre në këtë shkencë ekzakte.

 

 

Ledio shprehet se për të është një nder, që rikthehet në shkollën e cila i ka dhënë shumë e tashmë ai ka dëshirë që këtë investim ta kthejë mbrapsht.

 

LEDIO DEDA – STUDENT I MATEMATIKES

Nje pergatitje shtese. Ceshtja eshte qe kjo vlen jo vetem ne fushen e matematiken. Por te perballen me problemet dhe te kuptojne si ti zgjidhin problemet me te cilat perballen.

 

 

Për drejtorin e shkollës, Jashar Arrza, veprimi i Ledios është shumë domethënës, ndërsa thekson se përgatitja shkencore e të rinjve mbetet prioritet për stafin.

 

JASHAR ARRZA

DREJTOR I SHKOLLES “IBRAHIM KODRA”

Cdo materie ka lenden e vete. Por kohrt qe vijne, shkencat marrin prioritet. Fakti qe te ndihmojme nxenesit qe kane talent ka qene politike e shkolles. Kemi cuar ne olimpiade kombetare 30-35% te gjithe nxenesve. Sivjet ne fizike Durresi coi ne olimpiade 11 nxenes, nga keto 7 jane nga shkolla jone. Kjo eshte areitje. Pastaj pse e bejme? Kjo eshte detyre e shkolles.

 

 

 

Në konsultime janë përzgjedhur 25 nxënësit më të mirë të cilët po përgatiten për olimpiadën kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re