Skip to content

Përgatitjet e votimeve për shkarkimin e Bashës drejt fundit, sa persona do të marrin pjesë në degën e PD të Fierit dhe ku do votohet

 

Në qarqe të ndryshme të vendit përgatitjet për votimet të cilat pritet të mbahen ditën e nesërme në referendumin për shkarkimin e Bashës, janë drejt fundit. Ndërkohë sa i përket anëtarëve të cilët janë regjistruar për të votuar gjatë ditës së nesërme, deri më tani numri i tyre është edhe më shumë se 5700 persona.

Përgatitjet janë zhvendosur në universitetin UFO sepse dyert e selisë së PD në Fier janë të bllokuara. Votimi do të fillojë nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

/faxweb