Subscribe

Pritshmëritë për sezonin turistik janë të mëdha këtë vit dhe mendohet të jetë më i mirë se 2022.

 

Kështu shprehet kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Durrës, Alban Isteri, i cili shton se sektori i turizmit është në hapat e fundit të trajnimit të stafit që nevojitet gjatë verës.

 

Alban Isteri

 

Drejtori i DHTI Durres 

 

Pritet një numër shumë i madh turistësh, kështu që janë bërë shumë përgatitje.

 

Por Isteri ndalet edhe tek problematikat. Sipas tij, qeveria duhet të ndërmarrë nisma në favor të këtij sektori, siç janë heqja e TVSH-së për investimet e reja dhe subvencionimi në një masë të caktuar për të punësuarit e rinj.

 

Alban Isteri

 

Mbështetje për financat, të kemi mundësi që nga investimet që bëjmë të përjashtohen detyrimet si tvsh etj

 

Në lidhje me problematikën e vazhdueshme, që lidhet me mungesën e stafit për hoteleri-turizmin, Isteri shprehet se kjo do të marrë fund kur sezoni turistik të ketë kohëzgjatje me të madhe, pra të nisë nga fillimi i majit dhe të vazhdojë deri në fund të tetorit apo nëntor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re