Skip to content

Përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, Ambasadorja Kim takon Kreun e Policisë së Shtetit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Takimin znj. Kim e ka bërë të ditur përmes një postimi në twitter, ndërsa shkruan se me kreun e Policisë bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

“Veliu konfirmoi detyrën e punonjësve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.” – shkruan Ambasadorja Kim.

Met with @PoliciaeShtetit General Director Ardi Veliu to discuss preparations for 4/25 elections. GD Veliu confirmed the duty of police officers to be professional & impartial in enforcing the law & maintaining public order before, during & after the elections.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 19, 2021