Në qarkun e Vlorës po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Gazetari Elton Nika raporton se materialet zgjedhore kanë mbërritur që prej ditës së mërkurë duke u shpërndarë më pas në të gjithë KZAZ-të. Siç raportoi gazetari, deri në këto momente situata paraqitet e qetë.

Në total Bashkia e Vlorës ka 225 qendra votimi dhe katër KZAZ, 83,84,85 dhe 86. Dy qendra numërimi votimi do të jenë të vendosura pranë pallatit të sportit të qytetit, një KZAZ do të jetë në ambientet e gjimnazit Ali Demi ndërsa tjetra do të jetë në shkollën 9 vjeçare ‘Ismail Qemali’.

Zgjedhjet vendore do të mbahen të dielën e 14 majit, ku do të garohet në 61 bashki të vendit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re