Që Covid-19 nuk është larguar, këtë e tregojnë shifrat këmbëngulëse që në disa vende janë kthyer në shqetësim real për shkak të rritjes së numrave të personave që preken, por kishte shpresë se me verën do të largohej ‘dimri pandemik’.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është optimiste, përkundrazi, paralajmëron për një valë të dytë të koronavirusit që mund të përhapet në vjeshtë. Në këtë rast ajo bën thirrje shteteve të përgatiten për t’i paraprirë kësaj vale të dytë me më shumë testime si dhe programe gjurmimi e izolimi të virusit.

Drejtori i OBSH-së për Europën, Dr Hans Kluge, tha se gjurmimi i kontakteve dhe izolimi i personave të prekur me Covid-19 është një strategji e mirë për të ndaluar përhapjen duke shtuar se ka gjasa që gjatë vjeshtës të kemi një rritje të madhe të rasteve me koronavirus, në të njëjtën mënyrë si edhe rastet me grip rriten gjatë fundit të vitit.

“Ka shumë gjasa që kur të vijë vjeshta dhe të kemi gjithashtu edhe gripin sezonal, mund të shohim një efekt sezonal edhe te koronavirusi, por ndonëse s’jemi akoma të sigurtë, atëherë pritet të shohim një valë të dytë. Ndaj mësimi është që duhet të implementojmë ato metoda që ne i dimë se funksionojnë. Në thelb të kësaj është gjurmimi i hershëm, izolimi, testimi i të dyshuarve dhe, nëse është e mundur, kurimi i tyre pa paragjykime dhe stigma,” tha më tej Kluge.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re