Këto ditë ka qarkulluar lajmi nga një portal se moderatori Ardit Gjebrea do të paguhet 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin vetëm 8 minuta për ceremoninë e inaugurimit të stadiumit të ri kombëtar. Ka qënë gazetari Cim Peka ai i cili e ka shpërndarë këtë lajm në portalin e tij

Në një status në Facebook, gazetari i ka kërkuar që t këndonte falas duke treguar patriotizëm ashu sic bën dhe tenori Kastriot Tusha dhe jo duke u paguar me shifra të majme.

I menjëhershem ka qene dhe reagimi i kantautorit Ardit Gjebrea duke e pergenjeshtruar kete lajm pjesërisht per sa i perket sifres qe do të marrë.

Por Cim Peka nuk e ka lënë me kaq dhe i është kthyer moderatorit përsëri me një deklaratë, duke korrigjuar cmimin por nuk i ka kursyer akuzat ndaj këngëtarit.

Ja cfarë shkruan gazetari ne deklaratën e tij:

“Qenka revoltuar Arditi se nuk qenkan 180 mijë euro por 156 mijë për ceremoninë e hapjes së stadiumit, sigurisht nga Federata dhe Bashkia. Ndërkohë që një Ardit tjetër u mbulua në pl ehra duke mbledh kanaçet e “Bashkisë”. Unë jam gazetar dhe nuk kam pronar o karnavalet e çdo qeverie. Por nuk e konceptoj se si mund të pretendoj dikush 20 mijë euro për të kënduar himnin kombëtar para ndeshjes me Francën, kur thonë që Kaç Tusha i madh e këndonte free ose me honorar modest.

Mund t’i legalizoni apartamentet shtesë pa leje, por nuk mund ta legalizoni moralin o të pangopur e parfumosës të pis ëllëqeve të Lalit, Ramës e së fundi dhe Dukës. U njoh ilegalitetet jo vetëm morale. Të paktën këndojeni himnin për pak euro ose falas siç i kënduat Enverit gjithë jetën. Për hir të fal sitetit moral, besoj që deri të mërkuren kur pritet të kalojë pagesa në bankë do jeni bërë “patriotë humanë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re