Finalja e Super Bowl që u zhvillua në Misuri në SHBA është përgjakur ditën, pas të shtënave me armë zjarri, ku disa persona kanë mbetur të plagosur.

Mediat amerikane raportojnë se të shtënat ndodhën në perëndim të Union Station, afër vendit ku mijëra ishin mbledhur për paradën të mërkurën.

Shots fired at Kansas City Super Bowl Parade pic.twitter.com/Axdes4aiuB

— Acyn (@Acyn) February 14, 2024

Numri i të plagosurve është i paqartë, megjithëse një zyrtar i zjarrfikësve tha për Associated Press se 8 deri në 10 persona ishin qëlluar.

Policia ka arritur të vërë në pranga 2 persona, ndërsa ambulancat transportuan në spital të lënduarit. Qyteti po festonte fitoren e Super Boël të së dielës nga Kansas City Chiefs.

Një paradë fitoreje përfundoi jashtë Stacionit të Unionit në qendër të qytetit të Kansas City dhe raportet lokale thanë se lojtarët ishin ende në një skenë kur filluan të dëgjoheshin të shtënat.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re