Të paktën 14 persona mbetën të plagosur, përfshirë tre fëmijë, pas një sulmi me armë zjarri në Çikago të Shteteve të Bashkuara gjatë festës së Halloween.

 

Tre fëmijët e plagosur janë të moshave 3, 11 dhe 13 vjeç, ndërsa të tjerët të rritur.

 

Sipas policisë së Çikagos sulmi ndodhi në një kryqëzim ku një grup personash po qëndronin për natën e Halloween.

 

Dëshmitarët thanë se nga një makinë në ecje u hap zjarr, teksa dyshohet se ishin dy persona ata që qëlluan drejt turmës.

 

Sulme të tilla që kanë nën shënjestër grupe personash janë të shpeshta në SHBA, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe për festën e Pavarësisë me 4 korrik, ku pati disa të vdekur dhe të plagosur.

 

Përgjakja e Halloween në SHBA vjen vetëm 48 orë pas tragjedisë së Seulit, kur 151 vetë humbën jetën si pasojë e shtypjes nga turma, e cila ishte mbledhur për të festuar Halloween.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re