Përgjaket Krishtlindja në Gjermani. Një sherr i momentit mes disa personave ka përfunduar me tre të plagosur.

Sipas Bild, dy grupe personash kanë debatuar për këngën “Oh Du Fröhliche” në tregun e Krishtlindjes në Dortmund.

Më pas dikush nxori thikën dhe plagosi tre prej tyre.

Oficerët e policisë kanë kontrolluar disa persona pranë vendit të krimit, por nuk ka pasur të arrestuar.

Oficerët sekuestruan armën, ndërsa të plagosurit të moshës 30 deri në 42 vjeç u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re