Disa njerëz u qëlluan në një stacion metroje në Bruklin, ku u gjetën gjithashtu “disa mjete të pashpërthyera” të martën në mëngjes, tha Departamenti i Zjarrfikësve të New York-ut (FDNY).

FDNY nuk dha më shumë detaje rreth pajisjeve të gjetura, por tha se kishte marrë një telefonatë për të mbërritur urgjentisht në stacionin e metrosë 36th Street në lagjen Sunset Park të Brooklyn rreth orës 8:30 të mëngjesit me kohën lokale.

“Ne gjetëm më shumë njerëz të plagosur atje,” tha FDNY.

NYPD u ka thënë qytetarëve që të shmangin zonën e Rrugës 36 dhe 4th Avenue në Brooklyn.

Nuk ka asnjë informacion zyrtar se kush është sulmuesi dhe cili është motivi.

Autoriteti Metropolitan i Tranzitit, i cili drejton metronë, sapo ka thënë se po “heton incidentin” dhe se trenat janë ndalur në të dy drejtimet në Brooklyn.

Më pas u tha se të paktën 13 persona janë plagosur, disa prej tyre, të paktën pesë, janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa në vendngjarje janë gjetur shumë mjete shpërthyese.

“Në orën 8:27 të mëngjesit, policia u thirr për një emergjencë, pasi një burrë që u godit nga një plumb në metro”, tha një zëdhënës i policisë së qytetit të New York-ut për AFP.

Policia e New York-ut ka bërë të ditur se për momentin në vendngjarje nuk ka asnjë mjet aktiv shpërthyes dhe po kërkon nga dëshmitarët okularë për çdo informacion që kanë për ngjarjen e përgjakshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re