5 persona, thotë Al Xhazira, u qëlluan për vdekje në një protestë në kryeqytetin libanez, Bejrut, që nisi kundër gjykatësit i cili po heton shpërthimin e fuqishëm të vitit të kaluar në zonën e portit.

Disa vetë mbetën të plagosur në afërsi të Pallatit të Drejtësisë ku mbështetësit e lëvizjeve të Hezbollahut dhe Amal kërkuan zëvendësimin e gjykatësit Tarek Bitar.

Nuk është ende e qartë se kush hapi zjarr dhe përse, teksa disa media flasin për goditje me snajper, por kjo nuk është konfirmuar.
efekte
Hetimi mbi shpërthimin në port është rrethuar nga tensione të mëdha. Hezbollahu akuzon gjykatësin se ka përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga verifikimet ish-ministra aleatë të qeverisë.

Familjarët e viktimave thonë se lidershipi politik i vendit po përpiqet të mbrojë veten dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Deri tani, askush nuk është bërë përgjegjës për fatkeqesinë e gushtit 2020 ku u vranë 219 persona, u plagosën 7 mijë të tjerë e mijëra godina u shkatërruan apo u dëmtuan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re