Faxweb siguron pamje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku për pasojë  mbeti i vdekur një 18-vjeçar dhe në gjendje të rëndë katër të rinj të tjerë.

Ngjarja e cila ndodhi rreth orës 14:30, ku një automjet i tipit ‘Benz’ i cili ecte me 180 km/h, i drejtuar nga 40-vjeçari i identifikuar me inicialet A.K përplasi një automjet tjetër të tipit ‘Benz’ i cili sa po dilte nga xhepi i autostradës për të vijuar udhëtimin.

Si pasojë e përplasjes Ermir Tare, 18-vjeç, nga qyteti i Fierit nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Burimet për Faxweb bëjnë me dije se 4 të rinjtë e aksidentuar janë: Klejdi Dori 16-vjeç i cili nuk ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa vëllai i tij Qirja Dori 20-vjeç iu nënshtrua një operacioni urgjent sapo mbërriti në spital. Ndërkohë një operacioni iu nënshtrua edhe Flori Duraj 19-vjeç dhe Rei Laskaj 21-vjeç.

Ndërkaq dihet se aksi rrugor Levan-Vlorë gjeneron një numër të madh aksidentesh, fatkeqësisht dhe me pasoja të rënda, humbje jete.

(R.G/Faxweb)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re