Ish-kreu i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Trajko Veljanovski, si dhe ish-ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski së bashku me ish-ministrin e Transportit Mile Janakievski, pra tre eksponentë të ish-regjimit të Gruevskit, u arrestuan më akuzën e implikimit të ngjarjet e dhunshme deri dhe të përgjakshme të prillit të vitit 2017.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, tha se ata akuzohen për organizimin e protestës “Për Maqedoninë së përbashkët”, që më pas u përshkallëzua me hyrje të dhunshme në Kuvend. Në atë zhvillim të mbrëmjes se 27 prillit 2017, që pati si shkak real edhe emërimin e Talat Xhaferit si kryetar Kuvendi, u gjakos kreu i LSDM-së Zoran Zaev e u morr zvarrë deri në humbje ndjenjash politikani shqiptar Zijadin Sela.

Në lidhje me këtë ngjarje janë në kërkim dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe ish-anëtari e shërbimeve të inteligjencës Nikola Boshkovski, pasi njëri është në Budapest me azil politik e tjetri në Athinë.

=Ata akuzohen për kryerjen e një vepre penale të kërcënimit terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë, që parashikohet dhe dënohet sipas nenit 313 të Kodit Penal të Maqedonisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re