Pasi që Ligji për Amnistinë, i cili u miratua më parë në Parlamentin maqedonas u botua në Gazetën Zyrtare, ka filluar afati për paraqitjen e kërkesës për amnisti.

Ata që morën pjesë në sulmin ndaj parlamentit në prill të vitit të kaluar, tashme kanë pesë ditë për të kërkuar amnisti.

33 persona janë akuzuar për sulmin, nga të cilat 31 akuzohen për kërcënime terroriste ndaj rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Sipas Ligjit të Amnistisë, secili i akuzuar duhet të kërkojë amnisti nëse vlerësohet se kushtet janë plotësuar.

Fjala e fundit do të jepet nga gjyqtarja dhe prokurorja në këtë proces, Dobrila Kacharska dhe Vilma Ruskoska, njoftoi media maqedonase.

Më 27 prill, njerëz të lidhur me VMRO-në, sulmuan parlamentin sapo politikani shqiptar Talat Xhaferi u emërua në krye të tij.

Ngjarja pati si kulm gjakosjen e kryeministrit të sotëm Zoran Zaev, si dhe rrahjen brutale të politikanit shqiptar Zijadin Sela.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re