Autoritetet helenase kanë arrestuar komandantin e stacionit të Larisës pas tragjedisë në Larisa. Ai akuzohet si përgjegjës i aksidentit të dy trenave që shënoi 36 viktima dhe dhjetra të plagosur. Sipas legjislacionit të shtetit grek, komandanti i stacionit ku ndodhi aksidenti mund të dënohet deri në 10 vite burg.

 

Mediat vendase raportojnë se ai ka deklaruar seka dhënë urdhër për ndryshimin e pistës, por nuk është zbatuar nga sistemi. Goditja fatale mund të parandalohej nëse komandanti i stacionit do të kishte kuptuar se treni i pasagjerëve po lëvizte në të njëjtën linjë me trenin e mallrave. Në këtë formë ai do të kishte urdhëruar që të dy të ndalonin para se t’i afroheshin njëri-tjetrit, duke qenë se përplasja ndodhi afërsisht 25 km nga Larisa.

 

Megjithatë hetuesit kanë kërkuar transkript të komunikimit mes të arrestuarit dhe makinistëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re