Skip to content

“Përgjegjëse për vrasjen nuk jam unë, por ju!”, Ministrja e Brendshme flet për gjyqtarin e vrarë, Astrit Kalaja

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka replikuar ashpër në Kuvend me deputetë të opozitës, për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, pak ditë më parë në gjykatën e Apelit.

“Është shumë e qartë për të gjithë, se kush është nxitësi i gjuhës së urrejtjes dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në gjithë këtë politikë parlamentare. Gjuha e përdorur duke më etiketuar sikur kam gënjyer, dhe mashtruar është në shkelje të gjithë përgjegjësisë që ka policia e shtetit.

Ju e dini se një pjesë e juaja janë jurist këtu, nëse do kishte përgjegjësi një polic sot do ishte në arrest. Policia e Shtetit ka kryer veprimet e veta në përputhje të plotë ligjore, mjafton të shihni bazën ligjore që ky Kuvend ka miratuar që në 2016. Produkti i kësaj reforme janë edhe ndarjet e qarta të përgjegjësisë ndaj secilit institucion.

Përgjegjëse nuk jam unë, por ju për gjithë këtë gjuhë që përdorni. Ja dëshmia e qartë se gjuha juaj, që sjell vetëm urrejtje. Turp të kesh , nga mëngjesi në darkë, duhet të kishit ndryshyar narrativën politike”, u shpreh Koçiu.