Shoqëria Civile organizoi para disa çastesh një protestë të heshtur para godinës së Prokurorisë së Përgjithshme për viktimat e tërmetit. Përmes qirinjve ata shkruan në asfalt “Duam drejtësi”, ndërsa të njëjtin mesazh e përçcun nëpërmjet pankartave në duar.

Një nga aktivistët, Pano Soko i bëri thirrje kryeprokurorit Olsian Çela që t’iu shkojë deri në fund hetimeve të nisura sot dhe t’i japë fund pandëshkueshmërisë. Sipas tij, përgjegjësit e vërtetë vijnë nga radhët e politikës.

“Prokurori i ri t’i dalë në themel problemit. Të mos e shikojë problemin tek tullat, por tek guri i themelit. Guri i themelit të kësaj katrahure është tek politika dhe ne shpresojmë shumë që prokuror i përgjithsjëm të shkojë tek guri i themelit.

Përgjegjësit kanë emra. Janë njerëz që kanë mbajtur pushtet politik. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund këtu në Shqipëri. Nëse nuk merr fund, atëherë ne nuk kemi mësuar asgjë. Përgjegjësit duhet të kapen nga koka, duhet të shkojnë tek kryetari i Bashkisë së Durrësit, tek përgjegjësi i Bashkisë së Klavajës, etj.

Nuk vret tërmeti, por vret njeriu kur neglzishon punën e vet, kur është makut dhe kërkon sa më shumë përfitime. Nxisim kryeprokuroin që punën që nisi sot të mos e lërë këtu, por ta nxjerrë në krye. Sepse kjo do të jetë edhe një shpresë për ne që kjo politikë ku asnjë nuk dënohet të marrë fund.

Ishte një organizim i vogël, kërkonim që të ishim sa më direktë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, organizime të tjera do të vijnë”, tha Pano Soko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re