Policia e Tropojës ka zhvilluar një super-aksion në Kadastrën e këtij qyteti, duke arrestuar disa zyrtarë, si dhe shpallur në kërkim përgjegjësen e këtij institucioni.
Në kërkim është shpallur 31-vjeçarja Ajlin Alfredaj, banuese në Tropojë, nënë e shtatë fëmijëve.
“Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, 31 vjeçarja regjistronte pronat e qytetarëve në emër të personave të tjerë, pronarë jo të ligjshëm. Alfredaj, nënë e 7 fëmijëve, ka qenë kandidate në zgjedhjet e 25 Prillit, nën siglën e Partisë Socialiste në zonën e Tropojës.