Ditën e sotme, në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali,  i’u referua aktorëve dhe aktivistëve që mbrojnë Teatrin Kombëtar, si “trushpëlarë” që hiqen si “korifej”.

Një përgjigje e hidhur ka ardhur për Spiropalin nga aktivistja Elona Caslli. Ajo shkruan se mbiemri i Spiropalit, përdoret për të përshkruar një njeri me veti negative.

“Mund të shkruaj gjatë, por po vendos të të them vetëm diçka. Në këtë qytet mbiemri yt është kthyer në krahasim. Kur dikush do të përshkruajë një femër, e cila mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë thotë- Ajo është si Spiropali.
Mbiemri yt është pasaportë e llumit njerëzor.

Ndaj, veç mëshirës për ty si femër, nuk mund të ndihet gjë tjetër. Të quaj femër, sepse ti nuk mund të ngrihesh kurrë në nivelin e një gruaje. Ti e ndot fjalën grua, Spiropali.

Post Scriptum- Ti përfaqëson atë çka një grua nuk duhet të jetë kurrë“, shkruan aktivistja.

Vendimi i Ramës dhe Veliajt pë të çuar përpara planin për shembjen e Teatrit Kombëtar, pritet të sjellë përplasje të forta. Sigruisht, në këtë debat nuk mund të mungonte zonja Spiropali, e cila sa herë bëhet fjalë për çështje të nxehta, gjen një mori epitetesh për t’ua vendosur të gjithë atyre që janë përballë Rilindjes dhe Skënderbeut.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re