Kryeministri Kurti sfidoi dhe njëherë ndërkombëtarët në çështjen e Asosacionit të Komunave Serbe. Një luftëtar i paepur për ta pamundësuar atë.

Nuk jam në dijeni të ndonjë plani për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ishte përgjigja e tij ndaj raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon. Kjo e fundit tha me herët se kishte informacione që qeveria e Kosovës ka një propozim që lidhet me zbatimin e marrëveshjes për asocacionin.

“Kosova e ka asociacionin e komunave. Mua si kryeministër mjaft po më del sociacioni i komunave të Kosovës. Unë nuk jam në dijeni si kryeministër i Kosovës për ndonjë plan të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk kam çfarë të shtoj”, u shpreh Kurti, ku si armë kryesore në këtë çështje ka vendimin e Kushtetueses së Kosovës që e ka rrëzuar këtë formë vetëqeverisjeje të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ndaj Kurti përsëriti se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacion mbi baza etnike. Sipas tij, po të pyetën qytetarët, askush nuk e ka prioritet Asociacionin, madje as serbët, pasi siç tha ai të gjithë duan zhvillim ekonomik, punë, shëndetësi të mirë dhe luftim të korrupsionit.

Sa i përket mundësisë së një takimi me presidentin Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka marrë ende një ftesë të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re