Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 11:30 ditën e sotme. Zyra e shtypit e Kryeministrisë thotë se Rama do ta zhvillojë konferencën së bashku me ministren për Europën dhe punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Të pranishëm do të jenë edhe gazetarët.

“Në orën 11:30 Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka do të zhvillojnë një konferencë për shtyp me gazetarët në Kryeministri”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk jepen arsyet se pse do të zhvillohet kjo konferencë.

Në fokus mund të jetë përgjigja ndaj letrës së Rusisë drejtuar Shqipërisë për të mbajtur një qëndrim në lidhje me krizën në Ukrainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re