Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar për përgjimet e antimafies italiane.

Bardhi shprehet se këto përgjime, provuan edhe njëherë pushtetin e kalbur, duke shtuar se drejtësia është më afër se kurrë.

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi:

Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.

Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re