Zbulohen detaje të reja nga përgjimet e anti-mafias italiane.

Gjatë një bisede të përgjuar në datën 9 gusht 2017, mes Tommaso Bruto, djalit të tij Saverio dhe Ercole D’Alessdandro, vihet re se si këta të fundit kishin mund të joshnin me sallam dhe djath kalabrez drejtuesit e Policisë së Tiranës.

Në përgjime nuk kuptohet nëse “ushqimet”, “mocarella” apo “mishi i derrit të zi” janë përdorur në kuptimin e parë të tyre apo janë kode të përdorura nga mafia për të nënkuptuar diçka tjetër.

Biseda e datës 8 shtator 2017 ora 18.41.10

Biseda mes Ercole D’Alessandro, Tommaso Brutto, Saverio Brutto.

Ercole D’Alesandro; “Po  organizojmë një event pr panetonet në Krishtlindje për të promovuar produketet kalabreze”.

Brutto Saverio: “Luciano D’Alessandro ka gjetur lokalin e është ëprballë dyqanit të Gallos”.

Ercole D’Alessandro: “Kam folur me Kreun e Policisë, me nënsekretarin e me një zëvendësminsitër, të cilit i çova dy sallame (kalabreze) , një derr të zi e djathë me ndihmën e Dedonit (sipërmarrës italian  prodhues djathi ) që e ndihmoj të sillte gjithçka me një korrier”.

Ercole D’Alessandro: “Këta persona të bëjnë të fitosh shumë,  e i kanë premtuar se nëqë sjellin kompani që lëvizin tokën( i referohet kompanive të ndërtimit, punime rrugësh), do t’i bëjnë të punojnë“.

Ercole D’Alessandro:  “Mund të bëjëm gjëra të mëdha me produktet tona…”

Por kush ishte drejtuesi i Policisë së Tiranës në këtë periudhë?

Mjafton një “search” i thjeshtë në internet për të mësuar se drejtuesi i Policisë së kryeqytetit në 8 shtator 2017 ishte Ardi Veliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e kishte marrë këtë detyrë më 28 prill 2017 e për ta vazhduar deri në shkurt 2018 kur u emërua edhe si numri një i Policisë, me “Ok”-in e ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, raporton Ora News.

KARRIERA PROFESIONALE E VELIUT:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit të Policisë (2015 -2016)

Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit (2016 –2017)

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë (28.04.2017-Shkurt 2018)

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (Shkurt 2018 – vazhdon…)

/Ora News/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re