Kryeministri Edi Rama njofton se ka autorizuar avokatin Matthias Prinz për të ndjekur çështjen e padisë ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede.

Edhe më herët, Rama ka njoftuar se do t’i ndjekë në rrugë ligjore publikimet në “Bild”.

Por sot, kryeministri shkruan se shqiptarët meritojnë ta mësojnë nga drejtësia gjermane të vërtetën dhe fajtorin.

Njoftimi i Kryeministrit:

Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD!

Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes.

E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re