Elisa Spiropali, e ftuar në Syri Tv, ka komentuar përgjimet e fundi të rrjedhura në media, ku persona të lidhur me grupin mafioz Ndrageta, flasin për afera korruptive në Shqipëri, ndërtim kullash dhe tendera në shëndetësi.

Spiropali i ka quajtur këto përgjime si “dëshira” që mafiozët kanë, por se në realitet ata nuk kanë përfituar asgjë në Shqipëri, por kanë vetëm një dyqan rrobash.

“Nuk mund të gjykojmë ëndrrat dhe dëshirat, por faktet. Ato që nxirrni me haleluja, interpretimi që po i bëhet fakteve, rezulton se ata këtu kanë vetëm një dyqan rrobash. As kanë bërë gradaçela, as kanë marre tendera në shëndetësi, as kanë ndërtuar.  Ata paskan vetëm dyqan rrobash dhe zihen me njëri tjetrin se fjetën në hotel të shtrenjte dhe kanë sjellë një fiat…

Ne inkurajojmë prokurorinë të hetojë nga fillimi në fund për të gjitha lidhjet.

Ka gjithmonë mitomanë, delirantë njerëz të sëmurë që pretendojnë njohje për të krijuar besueshmëri. SPAK të marrë dosjen, të shohë elementët…“, tha Spiropali.

Në përgjime, ndër të tjera, personat e lidhur me Ndragetën, flasin për leje ndërtimi, pagesa rryshfeti prej 20%, tregojnë padurimin për caktimin e ministrave të rinj në kabinetit qeveritar, madje flasin edhe për dhurata ndaj një drejtuesi në policinë e Tiranës, në formën e mishit të derrit dhe produkteve të tjera ushqimore.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re