Dedan Gjoni, ish- shefi i krimeve të komisariatit numër 6 i arrestuar të hënën në mbrëmje krahas trafikimit të narkotikëve ka kërkuar të sigurojë vota për ish deputetin Myslym Murrizi.

 

Sipas dosjes kjo përkon me periudhën kur Murrizi ka kandiduar në siglën e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, me datë 5 mars 2021, më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

 

Gjatë asaj kohë, Dedan Gjoni ka mbajtur uniformën e oficerit të policisë në Tiranë, ndërsa komunikon me një përdorues të SKY ECC që mban kodin JTD0FN, ndërsa ky i fundit i thotë se 15 vota për ish-deputetin ia jep nga Valencia online.

 

Gjoni paralelisht bisedon edhe me një tjetër person duke i thënë se Murrizin e ka shumë mik të cilit i detyrohet ndaj kërkon angazhimin e tij e të familjarëve të tij. Personi tjetër i enkriptuar me kodin Q3QNV9 i thotë të flasë me byrazerin e tij në Bathore që t’i gjejë 200 vota apo më shumë në favor të ish – ligjvënësit.

 

Megjithatë, kjo i mbetet organit të akuzës për ta provuar, nëse ish deputeti Myslym Murrizi ka përfituar vota të paligjshme apo jo.

 

Të hënë në mbrëmje nga operacioni që u firmosën 11 urdhër arreste, në pranga përfunduan 5 prej tyre, mes të cilëve edhe ish numri dy i policisë së Tiranës, Erzen Brençani për përkrahje të aurorit të krimit dhe pastrim parash, ndërsa djali i tij, Eraldi u shpall në kërkim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re