Në dosjen e prokurorisë për tenderin abuziv në Bashkinë e Lushnjes që çoi në pranga ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe 10 persona të tjerë del edhe një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Nga përgjimet hetuesit kanë zbardhur të gjithë emrat e personave të përfshirë në këtë skemë.

Por vetëm në një rast, prokuroria është mjaftuar duke  iu referuar  vetëm me inicialin B… pa dhënë asnjë detaj se për kë bëhet fjalë. Nga  bisedat e përgjuara, kuptohet se personi me ketë inicial është  një zyrtar me ndikim të fortë  ne pushtetin vendor dhe jo vetëm. Biznesmeni Ibrahim Lami i cili u arrestua bashkë me Fatos Tushen thotë se e ka shoqëruar atë për në parlament.

Përgjimet

Fatos Tushe: Hë si u gdhive ça po bën

Ibrahim Lami: Hiç si u gdhive ti ça bën

Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola edhe e atë dhe e lashë javës tjetër por unë nesër do jem në Tiranë se goca provimin dhe do flemë atje….se më morën mjes këta Erjon…me këta raportimet… për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu…dola tu pi cigare

Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova. Në Lushnje ishte ajo

Fatos Tushe: Ti ça bën

Ibrahim Lami: Hiç, ja piva një kafe me B… dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flas vetë me Fatosin

Fatos Tushen: Epo mirë të jetë mirë… a vajti në parlament mo

Ibrahim Lami: Po vajti, biles e çova unë

Fatos Tushe: Pse s’ishte ai djali apo i dha dërmën atij prapë

Ibrahim Lami: Jo mo s’i dha dërmën, por më dha ky nja dy fletë rapi për te puna dhe atj lart dhe hajd isha për mbarë.

/abcnews/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re