Skip to content

Përgjimet/ “Në fillim duhet hequr…”- Plani për vrasjen e dy vëllezërve, porosia e Emiljano Shullazit për Marklen Hakën: Mos i ki besë Durim e Valter Bamit! Ulu pi kafe, po shpinën mos jua kthe

Janë zbardhur përgjime nga plani për ekzekutimin e Durim e Valter Bamit, si shenjë hakmarrje nga vrasjes së Aleksandër Nokës, vëllait të ish-deputetit të PS Arben Ndoka, krim i ndodhur në vitin 19 dhjetor 2017.

Në bisedat e zbardhura mes Marklen Hakës dhe Emiljano Shullazit, ky i fundit shprehet se i pari që duhet hequr qafe është Durim Bami.

Ndërsa i jep porosi Marklen Hakës që të mos i ketë besë dy vëllezërve, duke i kërkuar që “ulu pi kafe po shpinën mos jau kthe”.

Pjesë nga dosja:

Më datë 14.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka, ndër të tjera e …cfarë thot Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim hequr Duri (Durim Bami).

Më datë 18.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit ndër të jep porosi që mos t’ju ketë besë shtetasve Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur … Vallahi s’di Marglen, e ca sbëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos jau kthe.

LEXONI EDHE: “Mbreti” i lojërave të fatit, Ervis Martinaj financoi dhe organizoi planin, ndërsa ish-deputeti i PS-së e porositi! Zbardhen rolet e bosëve të krimit për eliminimin e Durim e Valter Bamit

LEXONI EDHE: Përgjimet/ Ish-deputeti i PS merr informacione për Durim Bamin: Bedriu i vogël e nxjerr në pritë, aty djegim edhe makinën, por…! Si u “thur” plani për ta eliminuar!

LEXONI EDHE: U “tradhtuan” nga SkyECC/ “Si t’ja bëjmë me e kap k*rvën, me e rrjep, me e torturu”- Emiljano Shullazi zbulon “haberin” që Durim Bami i dërgoi ish-deputetit të PS: Të nxjerr kë të duash, përveç…

 

“”