Një ditë më parë u arrestua nga SPAK për shitblerje votash në Kavajë, Klodian Kapedani është kapur pas përgjimeve telefonike.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për ABC neës se për 39 vjeçarin nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte politike, por ai ka dalë nga përgjimet telefonike të disa personave të tjerë që janë nën hetim po nga SPAK, por për vepra të tjera penale që nuk lidhen me shit-blerje votash.

Bisedat telefonike dhe sms-të në aplikacione komunikimi janë kryer pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 maj, ditë kur qytetarët po votonin.

LEXO EDHE: EMRI/ Mbështeti kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Kavajë, kush është i arrestuari i SPAK

Në këto biseda nuk janë përmendur shuma parash se sa Klodian Kapedani do u jepte qytetarëve që kontaktonte për të votuar, por u linte vendin e takimit për t’u dhënë paratë.

Sipas burimeve Kapedani ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues përballë ish-kryebashkiakut dhe kandidatit socialist, Redjan Krali./abcneës.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re