Mësohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Rendit Fatmir Xhafaj, ka depozituar kallzim penal në Prokurori ndaj tre figurave të PD-së, të cilët kanë publikuar një tekst përgjimi ku aludohet se ai po komunikon me dikë për afera droge.

Sipas Agron Xhafajt, videoja është e manipuluar dhe treshja Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi duhet të përgjigjen për gjestin e tyre. Ndërkohë, ky i fundit, ish-ministri teknik i Drejtësisë në qeverinë Rama, propozuar nga PD, ka dhënë siguri që përgjimet janë të verifikuara për të qenë krejtësisht të vërteta.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme ka mohuar lajmet e përhapura për prag-dorëheqje të kreut të institucionit, Fatmir Xhafajt.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re