Mazhoranca ka reaguar ndaj shfaqjes së video-përgjimesh me personazh vëllanë e ministrit Xhafaj. Ky rast duhet hetuar, sipas kreut të deputetëve socialistë, Taulant Balla.

“Në zbatim të ligjin, disponuesit e këtij materiali, as të provuar dhe as autentik, duke të depozitojnë materialin në Prokurori. Prokuroria nuk duhet të ja lërë këtë çështje akuzatorëve, por duhet të fillojë hetimet. Shqiptarët të marrin të vërtetën. Për ne askush nuk është mbi ligjin dhe nuk e bën ligjin. Prokuroria të mos humbë asnjë moment dhe të hetojë çështjen. Këtu ose duhet të ndëshkohet i akuzuari ose të ndëshkohen akuzuesit e kësaj shfaqjeje”, tha Balla.

Prej ditësh, opozita ka nisur një sulm frontal ndaj ministrit të Rendit, që ngjan me një përpjekje për ta bërë të mundur largimin e tij nga ky post, mu në kohën kur përfliten arrestime të bujshme.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re