Deputeti Haki Abazi në një lidhje direkte për “Shqipëria Sot” në ABC News ka dhënë detaje në lidhje me audio-përgjimet që kanë ndodhur në Kosovë, mes kryetares së grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe.

Abazi në fjalën e tij është shprehur se është turpi më i madh se si një përfaqësues i tillë është future brenda zyrës parlamentare të Vetëvendosjes për të bërë pazare dhe pse Kurti e kishte etiketuar si dorë të zgjatur të Beogradit dhe që kishte krijuar tensione në veri.

Sipas tij ky është vetëm fillimi i një turpi dhe është e rëndësishme që tashmë qeveria Kurti të vetëdorëhiqet.

Kjo është fillimi i daljes së majës së ajsbergut, unë kam më shumë se një vit e gjysmë ose që kur është vendosur në krye të grupit parlamentar për të larguar kastën e vjetër unë e kam kundërshtuar ashpër sepse është ura lidhëse e cila ka lidhjen me të shkuarën. E para është se ky është turpi më i madh që një përfaqësues i grupit Srpska të futet brenda

Ndërsa qëllim i Kurtit ka qenë se lista Serbe ka qenë një dorë e zgjatur e Beogradit, ku janë lënduar polic dhe janë ndërtuar barrikada dhe është cenuar sovraniteti i Kosovës, pa asnjë informacion e ashtuquajtura Mimoza Kusari ka folur me Milan Radojçiç. Ajo ka thënë se nuk ka folur, por që në përgjime del se ai ka folur me kryekrimin e bandave kriminale në veri, i dyshuar për vrasjen e Oliver

Me dritën jeshile të Kurtit ka luajtur rolin e ministres së Energjitikës dhe ka hyrë në bisedime me kriminelin dhe ka bërë pazare për energjinë elektrike, ky duhet që të jetë fundi saj. Që në kohën kur ajo fali hidrocentralet në kohën e Thaçit, do të thotë që ajo ajo vijon që nga legjislatura të merret me çështje dhe me pazare të bandave serbe për çështje pazare energjitike të Kosovës duhet që të shënojë fundin e saj”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se është për të ardhur keq sesi qeveria që mori besimin dhe shpresën e më shumë se 51 % qytetarëve të sillet në këtë mënyrë dhe të zhgënjejë qytetarët duke hedhur poshte premtimet e tyre.

Ai është shprehur se përplasja e tij me Kusarin e Lilën ka qenë për temat e manipulimit të vullnetit politik qytetar.

“Nuk mund të lejojë që një qeveri që ka ngritur shpresën e mbi 51 % të qytetarë dhe është e kotë që të gënjehet publiku në lidhje me këtë situatë. Orkestrimi i bandave kriminale dhe për ti gjuajtur ato me automatik, por kemi një polic të njësisë special të plagosur dhe për fat për pak plumbi nuk ka arritur në zemrën e tij dhe ajo është në kuadër të ketyre pazareve, por se çfare do të dalë në ditët në vijim ngelet për tu parë”, është shprehur ndër të tjera deputeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re