Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së planit financuar nga qeveria për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusi.

Meta në një reagim publik ka përshëndetur vendimin e qeverisë dhe mbështetjen financuar në ndihmë të biznesit dhe familjeve në nevojë.

Ndërkohë që për përgjysmimin e pagës, Meta ka thënë se Institucioni i Presidentit do ta reduktojë atë si të gjitha institucionet e tjera.

“Përshëndes mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri.

Ftoj Qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë.

Inkurajoj gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve, për t’u dhënë përgjigje të menjëhershme nevojave emergjente të qytetarëve.

Sa i përket trajtimit financiar të Presidentit të Republikës, ai do të shkurtohet në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.

Po kështu Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19.

Bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do të na japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë, duke mundur frikën, me besimin e palëkundur te e ardhmja dhe në Zot”, tha Meta.

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v6.0

Përshëndes mbështetjen financiare të bërë publike nga Kryeministri.Ftoj Qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e…

Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 19 mars 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re