Qarku i Korçës njihet për prodhimin mjaltit, pasi numëron rreth 52 mijë familje bletërritës.

 

Por duket se ky sezon nuk ka qenë i mbarë për shkak të kushteve atmosferike. Klajdi Kosturi, kryetar i shoqatës së bletërritësve të juglindjes tregon për Vizion Plus cilat kanë qenë problematikat .

 

Sipas specialistëve në kushte normale prodhimi mesatarë I mjaltit shkon nga 10 deri në 15 kg për koshere. Por këtë viti ai thuajse është përgjysmuar.

 

Ulja e prodhimit ka bërë në që treg të ketë mungesa të këtij produkti, për pasojë edhe çmimet janë rritur.

 

Një vit më një kilogramë mjaltë kushtonte nga 1000 deri ne 1500 lek, ndërsa këtë vit arrin deri në 2500 -3000 lekë në varësi të cilësisë.

 

Në të gjithë vendin numërohen rreth 360 mijë familje që merren me rritjen e bletëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re