Per 3 muaj 122 deputetet e Kuvendit do te marrin vetem gjysmen e pages, nderkohe qe pjesa tjeter do te shkoje per te ndihmuar ne perballimin e krizes per shkak te koronavirusit.

 

Vendimi eshte marre nga Byroja e Kuvendit ne shenje solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të pandemise.

 

Nderkohe kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruci u ka kerkuar 30 institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, qe t’i bashkohen kesaj inisiative per pergjysmimin e pages.

 

Deri me tani kryeministri, ministrat dhe Presidenti i Republikes kane vendosur te dhurojne gjysmen e pages se tyre si kontribut ne perballimin e situates se veshtire te krijuar si pasoje e COVID-19.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re