Kordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Michael Gahler ka kritikuar qeverinë Rama për deklaratat e fundit jomiqësore që ka bërë ndaj Bashkimit Evropain.

Përmes një postimi në Facebook, Gahler thekson se qeveria në Tiranë duhet të përmbushë kushtet e vendosura nga BE për të nisur negociatat, ndërsa apelon se qeveria duhet të plotësojë dhe jo të mohojë kushtet.

Më tej Gahler, duke iu referuar Turqisë,i kujton Ramë se duhet të ketë kujdes me parazet joevropiane dhe me shtete jomiqësore ndaj Evropës.

Deklarata e plotë:

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!

Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progress në shumë kushte

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqesorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.

Këto janë çeshtjet që kam ngritur në forume europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re